Filozofia jonë
Reka është ndërtuar hap pas hapi, gjatë 23 viteve punë. Jo me ide të mëdha, por me përditshmëri, me gatim të ndershëm dhe me respekt për çdo njeri që ka hyrë në këtë derë.
Ne gatuajmë ashtu siç do t’u gatuanim njerëzve tanë. Pa teprime, pa ngut. Për ne ka rëndësi që ambienti të jetë i qetë, ushqimi i shijshëm dhe shërbimi i sinqertë sepse besojmë se një vakt i mirë nuk është vetëm ajo që vendoset në pjatë, por edhe mënyra se si të bën të ndihesh.


Historiku i Restorant Reka
2002

Në vitin 2002, Qerim Reka dhe familja e tij hodhën themelet e Restorant Reka, të mbështetur në traditën gastronomike shqiptare dhe veçanërisht në atë dibrane. Ky ishte fillimi i një rrugëtimi familjar, ku përkushtimi, receta tradicionale dhe mikpritja u bënë shtylla kryesore e identitetit të restorantit.
2012

Deri në vitin 2012, Restorant Reka kishte konsoliduar pozicionin e tij si një emër i njohur për cilësinë dhe shërbimin korrekt. Përvoja profesionale e Qerim Rekës në institucione dhe hotele prestigjioze u reflektua në organizimin, shërbimin cilësor dhe rritjen e standardeve në çdo drejtim.
2016

Në vitin 2016, Restorant Reka shënon një fazë të re zhvillimi, duke u zgjeruar dhe modernizuar pa humbur frymën familjare. Ambientet u përshtatën me nevojat e kohës, ndërsa tradita, recetat e trashëguara dhe drejtimi familjar vazhduan të mbeten thelbi i përvojës që ofron restoranti.
2026 – sot

Restorant Reka vijon të mirëpresë çdo ditë miq të rinj, duke ruajtur shijen autentike dhe mikpritjen shqiptare